Haga i heq një akuzë për genocid Karaxhiçit

Gjykata për Krime lufte në Hagë ka hequr njërën nga dy akuzat për genocid që rëndonte mbi liderin politik të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç.
Akuza ka të bëjë me dyshimet për genocid, për dëbimin e joserbëve nga qytetet e Bosnjes në vitet 1992-1995 në Bosnje.
Por, ai ende akuzohet për genocid në Srebrenicë, ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.
Gjithashtu Karaxhiç akuzohet edhe për 9 krime të tjera.