E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga:5 muaj burg për Haraçinë

Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, ka dënuar me 5 muaj burgim ish-ministrin kosovar të Kulturës, Astrit Haraçija, për shpërfillje të kësaj Gjykate. Ndërsa ish-këshilltari i tij, Bajrush Morina, është dënuar me 3 muaj burg. Haraçija dhe Morina akuzohen për frikësim dhe presion ndaj dëshmitarëve gjatë gjykimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Në vendimin e trupit gjykues, thuhet se Haraçija dënohet me pesë muaj burg, ndërsa Morina me tre muaj për mospërfillje të Gjykatës dhe presion ndaj dëshmitarëve gjatë gjykimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Kryetari i trupit gjykues ka deklaruar se në vuajten e dënimit do të llogaritet edhe koha që të pandehurit e kanë kaluar në paraburgim. Ndërsa mbrojtja ka kërkuar që afati për apel që është 15 ditë, të zgjatet pasi tashmë janë festat e fund vitit, por kryetari i trupit gjykues ka thënë se ai nuk mund ta ndryshojë këtë afat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›