E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama,"Njeriu i vitit" nga Time

Presidenti i zgjedhur amerikan Barak Obama është zgjedhur si njeriu i vitit nga revista "Time", për arsyen e dhënies së besimit të duhur njerëzve, për të synuar një të ardhme ambicioze në momente të vështira. "Time" është e vetëdijshme se ka bërë zgjedhjen e duhur dhe që nuk do të surprizojë lexuesit. Revista kujton, se më shumë se gjysma e amerikanëve nuk kishin dëgjuar të flitej për Obamën, deri dy vite më parë. Presidenti i zgjedhur Obama ka pasur nderin të jetë në kopertinën e të përjavshmes, duke qëndruar plot 15 pikë përpara kandidatëve të tjerë për këtë cmim që ishin Sekretari amerikan i Thesarit Henri Polson, Presidenti francez Nikolas Sarkozi, kandidatja republikane për zëvendëspresidente Sara Pejlin dhe regjizori kinez Zhang Imou. Vitin e kaluar, 'njeriu i vitit' për revistën "Time" u zgjodh lideri rus Vladimir Putin. Në intervistën për "Time", Obama ka treguar disa pjesë të vecanta të jetës së tij të përditshme. Përshembull, ai ka treguar faktin se shpesh nxehet, por nuk ulëret kurrë. "Nëse do të qëndronit pas meje dhe Gibsit (zëdhënësit të tij), shpesh herë do të dëgjonit diskutimet tona. Stafi im e di kur unë nxehem. Unë nuk ulëras. Një gjë kjo që gjithmonë ka funksionuar me mua kur isha fëmijë. Edhe gruaja ime Mishel ka parë që kjo funksionon edhe me vajzat tona. Është dicka që të bën me të vërtetë të ndihesh në faj. Është si të thuash: Ta marrë djalli, më zhgënjeve me të vërtetë", shprehet kreu i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë në hetimin e tij të rafinuar psikologjik. Revista amerikane "Time" ia dedikon kopertinën më të rëndësishme të vitit, që nga 1927-a, personazhit më famshëm të vitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›