Hagë, Karaxhic do marrë pjesë në gjyqin ndaj tij
HAGE-Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhic do të marrë pjesë në gjyqin e tij duke nisur nga dita e martë, 3 Nëntor. Lajmi u bë i ditur për agjencinë e lajmeve Reuters nga këshilltarët ligjorë të Karaxhicit.
Ndërkohë edhe sot do të vazhdojë gjykimi ndaj Radovan Karaxhicit, i cili po gjykohet nga Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, për gjenocid e krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë.
Gjyqi filloi javën e kaluar, por Karaxhici, i cili po vetëmbrohet, nuk morri pjesë. Ai tha se nuk kishte pasur kohën e mjaftueshme për tu përgatitur për mbrojtjen.
Prokuroria e paraqiti Karaxhicin si komandantin suprem të spastrimit etnik.
(d.b/BalkanWeb)