E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, 28 raste të reja me AH1N1 në një javë

BEOGRAD- Javën e kaluar, gjegjësisht deri të shtunën, në Serbi janë shënuar 28 raste të reja të gripit të derrave (A/H1N1), njoftoi Instituti për Shëndet Publik i Serbisë ‘Dr. Milan Jovanovic Batut’.

Numri më i madh i të infektuarve janë fëmijë të moshës shkollore, ndërkohë që rastet e reja janë shënuar në Beograd, Cacak, Kralevë, Kragujevc, Nish, Paracin, Pirot, Uzice, Pancevë, dhe Novi Sad, thuhet në kumtesën e institutit, të publikuar të hënën.

Sipas të dhënave të Institutit për Virusologji, Vaksina dhe Serume ‘Torlak’, në Beograd, deri më tani në Serbi janë konfirmuar 162 raste të infektimit me gripin e derrave.

Sipas të njëjti burim, kontaktet e personave të sëmurë janë nën mbikëqyrje të organeve shëndetësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›