Hagë, Ramush Haradinaj, sot për rigjykim
SHBA- Nis sot në Hagë, procesi gjyqësor ndaj ish- kryeministrit të Kosovës dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.
Dje u zhvillua seanca paraprake, ndërsa sot do të nisë rigjykimi i tyre me deklaratat hyrëse të prokurorëve si dhe të avokatëve mbrojtës.
Secila nga këto tri seanca është paraparë të zgjas rreth pesë orë, thuhet në faqen zyrtare të Gjykatës së Hagës. Haradinajt, Brahimaj, Balaj gjykohen në Hagë për herë të dytë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë rast tjetër në Gjykaten e themeluar nga Kombet e Bashkuara.
Në radhët e AAK-së deklarojnë se shpresojnë që Haradinaj të kthehet sa më shpejt në Kosovë dhe të shpallet i pafajshëm. Dy ditë më parë, në një prononcim për të përditshmen kosovare Express, avokati Michael O’Railly shprehet se është i bindur se Haradinaj do të shpallet i pafajshëm, ndërsa shpreson se beteja e dytë gjyqësore do të përfundojë në nëntor ose dhjetor të këtij viti.
Rreth dy vjet e gjysmë pasi ishte shpallur i pafajshëm nga gjitha akuzat për krime lufte, Haradinaj udhëtoi sërish në Hagë pasi gjykata vendosi për rigjykimin e tij të pjesshëm.
Vendimi erdhi pas apelit të Prokurorisë se procesi i mëparshëm ishte dëmtuar nga frikësimi i dëshmitarëve.
Kështu në 21 korrik 2010, Haradinaj u transferua sërish në qendrën e paraburgimit në Hagë. Ky është rasti i parë, që një person rigjykohet pasi është shpallur i pafajshëm, në gjykatën e themeluar nga OKB.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)