E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqetësimet për borxhin, Xho Bajden viziton Kinën

Nënpresidenti i SHBA-ve, Xho Bajden, ka arritur në Kinë për një vizitë katër ditore. Bajden do të ketë takime me drejtues të lartë kinezë, duke përfshirë edhe homologun e tij, Ksi Jinping.
 

Shqetësimet lidhur me deficitin e buxhetit të Qeverisë së SHBA-së, pritet të jenë në krye të agjendës së kësaj vizite. Kina ka kritikuar politikanët amerikanë gjatë krizës së borxhit, duke u bërë thirrje që të jenë më të përgjegjshëm.

Kina është zotëruesja më e madhe e borxhit të Shteteve të Bashkuara. Bajden mbërriti në Pekin me ftesë të zëvendës presidenti kinez Ksi Jinping.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›