E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia do vazhdojë shitjen e armëve në Siri

Vetëm disa ditë, pasi sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i kërkoi Rusisë të ndalë dërgesat e tyre të armëve në Siri, eksportuesi i armëve në Rusi tha se do të vazhdojë ta respektojë kontratën e tij me Damaskun.
 

“Ne jemi të detyruar të përmbushim detyrimet tona kontraktuale”, tha Drejtori i përgjithshëm i “Rosoboronexport”, Anatoli Isaykin.
Siria ka nënshkruar marrëveshje për të blerë armë të sistemeve anti-ajrore, avionë dhe municione nga Rusia.

Disa vende kanë kritikuar vazhdimisht shitjen e armëve në Siri nga ana e Rusisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›