E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgjet, Avokati i Popullit: Administrata e pakënaqur financiarisht

TIRANë- Gjithë administrata e burgjeve e pakënaqur me trajtimin financiar nga ana e shtetit. Burime zyrtare nga Avokati i Popullit konfirmuan për Neës 24 se gardianë dhe përfaqëues të administratës së burgjeve janë ankuar te eskpertët e avokatit të popullit lidhur me mospagesën e orëve shtesë, dietave dhe shërbimeve të kryera gjatë natës. Shqetësimi është paraqitur gjatë inspektimeve të kryera në burgje nga eskpertë të avokatit të popullit për parandalimin e torturës.

Krahas shqetësimeve që kanë dëgjuar nga të burgosurit për kushtet në burgje Avokati i Popullit do të trajtojë tani dhe shqetësimet që vijnë nga administrata e burgjeve. Bëhet fjalë për detyrime të prapambetura financiare që nisin që nga 2008.

Pakënaqësitë kanë nisur fillimisht nga policë të burgut të Rrogozhinës por më vonë i njëjti problem thanë burime nga Avokati i Popullit ka dalë pothuajse nga të gjithë burgjet ku kjo zyrë ka kryer inspektime.

Sipas Avokatit të Popullit përjashtim bëjnë burgjet e Peqinit dhe Fushë Krujës ku ka nisur shlyerja e detyrimeve. Ndërkohë mospagimi i orëve shtesë është ngritur si problem edhe nga Policia e Shtetit, ku sipas përllogaritjeve të sindikatës së policisë cdo polic përgjatë 2009 ka kryer 380 orë jashtë orarit zyrtar apo thënë ndryshe cdo polici i takon t'i paguhet për këto shërbime rreth katër deri në pesë paga mujore.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›