Hagë, shtyhet gjyqi ndaj Mlladiçit

Ratko Mlladiç
Gjyqi ndaj kasapit të Ballkanit është shtyrë deri në një njoftim të dytë. Ratko Mlladiç po gjykohet për krime lufte në Gjykatën e Hagës.
Gjyqi ndaj tij ishte parashikuar të riniste me 25 maj pas ndërprerjes në maj por pezullimi i përkohshëm ka ardhur për shkak të një gabimi në ofrimin e dokumenteve të prokurorëve për mbrojtjen, thuhet në njoftimin e Hagës.
Mlladiç i ka mohuar 11 akuzat për krime lufte dhe ndaj njerëzimit që datojnë në luftën e Bosnjës gjatë viteve 1992-95. 70-vjeçari është figura e fundit që po gjykohet për krimet e kësaj lufte. Mlladiç qëndroi në arrati për 16 vjet. /F.S/