E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ocean Majestic ndalet në Durrës

Kroçera Ocean Majestic

521 turistë të huaj, shumica e të cilëve nga Turqia kanë mbërritur sot paradite me kroçerën Ocean Majestic në portin e Durrësit. Sipas Autoritetit Portual,  kroçera, e cila ka vizituar Durrësin edhe herë të tjera po kryen një tur 7-ditor, që ka nisur në Izmiri (Turqi) dhe Korfuzi (Greqi) dhe pas Durrësit do të mbyllet në Dubrovnik dhe Split (Kroaci). Një pjesë e turistëve u nisën me autobus drejt Krujës dhe Tiranës, ndërsa pjesa tjetër ka preferuar të qëndrojë në Durrës.

Sipas të njëjtave burime, mes turistëve nga Turqia ka edhe 4 shtetas kanadezë dhe pesë nga Rusia. Anija turistike Ocean Majestic ka një ekuipazh dhe personel prej 222 vetë gjithsej. Kroçera është ankoruar në kalatën 4 dhe do të qëndrojë në Durrës deri në orën 20:00. Që nga fillimi i këtij sezoni në Durrës janë ankoruar edhe krocerat Prinsendam dhe Kristina katerina. /M.Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›