Hagë, vazhdon gjykimi kundër Haradinajt
HAGE- Vazhdon edhe sot në Hagë rigjykimi i ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj.
Sot dëshmoi ish-shefi i Sektorit Analitik të Shërbimit Sekret Serb, Zoran Stijoviç. Ish-kryeministri i Kosovës, po rigjykohet nga e njëjta gjykatë e cila në vitin 2008 e shpalli të pafajshëm. Haradinaj rigjykohet lidhur me 6 akuza për krime lufte, që përfshijnë torturimin dhe vrasjen e civilëve të kapur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Objekt i gjykimit janë veprimet e të pandehurve në 4 komuna të zonës së Dukagjinit, ku përfshihet edhe selia qëndrore e UÇK-së në shtëpinë e Haradinajt si dhe dy kazerma në Jabllanicë. Sipas prokurorisë, këtu, ka patur edhe një burg të UÇK-së, ku janë mbajtur të burgosurit. Prokuroria prezantoi edhe çështjen e torturimit dhe vrasjen e tre personave Ivan Zaric, Burim Beko dhe Agron Berisha pikërisht në Jabllanicë.
Ndërkohë që i konsideruari si dëshmitari kryesor i akuzës, Shefqet Kabashi do të ulet në bankën e të akuzuarve për shpërfillje të gjykatës. Gjatë dëshmisë së tij
Kabashi mohoi ekzistencën e burgut të Jabllanicës në komunën e Gjakovës dhe deklaroi para gjykatësve se nuk kishte asgjë për të dëshmuar në lidhje me akuzat, duke i cilësuar ato"gënjeshtërta".
(s.g/balkanWeb)