Serbët protestë para Gjykatës në Veri të Mitrovicës
MITROVICE-Nuk ka qetësi për Veriun e Mitrovicës. Raportohet sot se dhjetra serbë janë grumbulluar pranë Gjykatës në veri.
Bëhet e ditur se serbët e grumbulluar, në numër prej 100 vetash, po protestojnë, në formë presioni mbi gjykatën, kundër arrestimeve dhe nxjerrjes së mundshme para drejtësisë të të dyshuarve për shkaktimin e trazirave në veri të Kosovës.
Organet kompetente, por edhe komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, kanë paralajmëruar arrestimin e shpejtë të përgjegjësve për djegien e pikës kufitare në Jarinje dhe autorëve të vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, heroit Enver Zymberi.
Ndërkohë, sekretari i Ministrisë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka deklaruar për një mobilizim të serbëve në Veri dhe gatishmëri për rikthimin e barrikadave në rrugë.
Dje forcat speciale të Kosovës nisën një aksion në Veri, por zyrtarisht nga ana e shtetit u konfirmua se bëhej fjalë për një operacion rutinor. Ndërkohë serbët reaguan menjëherë ndaj kësaj duke ngritur barrikada në rrugë.
(d.b/BalkanWeb)