E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, vendimi për emrin e Maqedonisë më 5 dhjetor

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë më 5 dhjetor do të publikojë vendimin lidhur me padinë e ngritur nga Shkupi zyrtar kundër Athinës për shkeljen e Marrëveshjes së Përkohshme Dypalëshe të vitit 1995, ku u bllokua pranimi i Maqedonisë në NATO në Samitin e NATO-s të vitit 2008 në Bukuresht.

Sipas procedurës së parashikuar, Gjykata dy javë para shpalljes së vendimit do të informojë të dyja palët.

Maqedonia kërkon që Greqia të respektojë detyrimet e saj të parashikuara me Marrëveshjen e Përkohshme dhe të mos e bllokojë anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Athina zyrtare ka mbrojtur qëndrimin se në Samitin e Bukureshtit nuk ka pasur bllokim dhe veto nga Greqia, por konsensus midis vendeve anëtare që shtyen anëtarësimin deri në zgjidhjen e kontestit të emrit. Greqia gjithashtu kërkoi që Gjykata të shpallet jokompetente për të zgjidhur këtë çështje.

Por sipas drejtësisë ndërkombëtare, vendimet që miratohen nga Gjykata në Hagë janë përfundimtare dhe detyruese, ndërsa për zbatimin dhe respektimin e tyre kompetent është Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›