Juppe-Serbisë: Në BE, nëse ka rezultate në dialog
Franca zyrtare ka "hapur letrat" rreth kandidaturës së Serbisë në BE, por vetëm nëse ka rezultate në negociatat me Kosovën.
"Kur bëhet fjalë për Serbinë, Franca mund ta mbështesë marrjen e statusit të kandidatit, me kushtin e vazhdimit të dialogut të rifilluar me Kosovën dhe progresit konkret në atë kuptim dhe ky është qëndrimi zyrtar i Francës i shprehur nga shefi i diplomacisë së këtij vendi Alain Juppe, raporton ditorja serbe Vecernje Novosti.
Sipas tij, duke pas parasysh situatën aktuale në BE, politika e zgjerimit duhet të jetë e kontrolluar. Ndërsa, ka përsëritur se është i dijshëm parimi që perspektiva e pranimit varet nga shërbimet që i bëjnë shtetet kandidate, dhe që pranimi varet nga përmbushja e kritereve, sidomos të sundimit të ligjit.