E Diel, 1 Nëntor 2026

Policit kufitar një muaj paraburgim

Sahit Borovci gjykatës i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Gjilan tha për rajonipress se Xhevat Kryeziut (polic kufitar) i është caktuar 1 muaj paraburgim i dyshuar për veprën penale “shpërdorimi i detyrës zyrtare”, transmeton rajonipress.

Gjykatësi Borovci tha për rajonipress se masën e paraburgimit i ka caktuar Kryeziut pas kërkesës që ka ushtruar Prokuroria Themelore e Gjilanit. Shaban Spahiu prokuror i rastit tha se Xhevat Kryeziu polic kufitarë në “Dheun e Bardhë” e ka mohuar veprën penale në hetuesi, por prokuroria është bazuar në faktet dhe provat e siguruara nga tereni.

Kryeziu ishte arrestuar fillimisht së bashku me katër të dyshuar (serb), por këta të fundit po ndiqen penalisht me procedurë të rregullt derisa Kryeziu po hetohet sepse si polic kufitarë u ka ndihmuar të katër të dyshuarve për t`i sjellë disa aparate të lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshme duke ju shmangur pagesës së tatimit./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›