Mungesë stafi në spitalin e Mitrovicës

Spitali rajonal i Mitrovicës assesi të stabilizohet me kuadrin mjekësor, transmeton KTV.
Stafi i paktë që ka mbetur në këtë spital po detyrohet që t’i dërgojë rastet e rëndë për në QKUK. Mjekët thonë se Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur ta zgjidhte problemin as me propozimin e fundit të ofruar.
Ndërsa zyrtarë të MSH-së thonë se ekipeve të deritashme do t’u bashkohet edhe një ekip tjetër nga QKUK-ja që do të punojë 7 ditë në javë./Indeksonline/