E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti, 150 mijë të vdekur, situata e ndihmave patetike

 Numri i viktimave të tërmetit, që kanë humbur jetën në Haiti ka arritur në 150 mijë vetëm në zonën e Port-au-Prince. Lajmi është konfirmuar nga ministri i qeverisjes lokale. Ministrja e komunikimit Marie-Laurence Jocelyn Lassegue tha se numërimi ishte bazuar në numrin  trupave të mbledhur në kryeqytet dhe rrethinat e  tij. Por shumë të tjerë kanë mbetur pa numëruar nën rrënoja në kryeqytet dhe qytete të tjera si Jacmel dhe Leogane të cilat janë prekur më shumë nga tërmeti. Kërkimet kanë përfunduar dhe tani fokusi është vendosur tek ndihma për të mbijetuarit. Por të shtunën një djalë 24 vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një hoteli në kryeqytet pas 11 ditësh i groposur. Ngjarja është përshkruar si një mrekulli në vend. ëismond Exantus, i mbijetuari nën rrënojat e hotelit “Napoli Inn” iu tha reporterëve se ai kishte mundur të mbijetonte me snak dhe pijet joalkoolike që i kishin qëlluar pranë. Një mjek francez tha se ai mund të dalë nga spitali sot. Shpëtimi i tij ndodhi disa orë pasi qeveria e Haitit deklaroi përfundimin zyrtar të kërkimeve për të mbijetuar. Tërmeti ka shënjuar një nga fatkeqësitë më të mëdha në histori që ka ndodhur në Haiti. Nga tronditjet me magnitudë 7.0 parashikohet të kenë humbur jetën mbi 200 mijë persona dhe vlerësohet se 1.5 milionë njerëz kanë mbetur të pastrehë. Ndërkohë shefi i mbrojtjes civile, Guido Bertolaso është shprehur se “Janë të përfshira shumë organizata në ndihma, por situata është patetike dhe gjithçka mund të ishte menaxhuar më mirë”. Bertolaso ka shtuar se shumë shpesh, në raste fatkeqësish tendenca është të bëhet një figurë e mirë para telekamerave sesa të shkohet për të ndihmuar ata që kanë nevojë.Yjet sigurojnë 57 milionë dollarë për HaitinOrganizatorët e maratonës televizive “Teleton”, kanë njoftuar se kanë mbledhur deri tani 57 milionë dollarë për ndihmën e viktimave të tërmetit shkatërrues në Haiti. Programi 120 minutash i organizuar mbrëmjen e të premtes dhe orët e para të së shtunës, është transmetuar nga shumë televizione amerikane dhe të tjera, ndërsa ka pasur mundësi të ndiqet edhe online. Yjet siç janë Xhorxh Klunej, Bred Pit, Bijonse, Madona dhe Brus Springstin kanë përdorur popullaritetin e tyre në shërbim të ftesave drejtuar donatorëve që të ndihmojnë Haitin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›