E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët grabisin në rrugë turistët

 ITALI - Policia italiane ekzekutoi 17 urdhër-arreste të Prokurorisë për shtetas shqiptarë dhe kosovarë, të cilët dyshohet se grabisnin në rrugë turistë në zona të ndryshme të Triestës në Itali. Si janë provuar të gjitha grabitjet që ata kishin kryer në dëm të dhjetëra turistëve, ka ardhur edhe arrestimi i tyre, në vende të ndryshme të Ballkanit. Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa.it, policia ka mundur të zbardhë edhe mekanizmin që 17 shtetasit shqiptarë e kosovarë, përdornin për të futur në grackë turistët, e më pas për t’i plaçkitur. çdo gjë niste me një justifikim për të ndaluar autoveturën e rastit në autostradë e më pas banda arrinte t’u merrte “viktimave” objekte me vlerë, para dhe në disa raste dhe autoveturën e tyre. Ka zgjatur deri 3 ditë më parë kjo veprimtari e jashtëligjshme e autorëve pasi ata janë arrestuar nga policia e Triestes dhe bëhet fjalë për 17 persona të gjithë me origjinë nga Shqipëria e Kosova. Ata gjenin një justifikim banal ku kërkonin një informacion ose hiqeshin sikur goma e autoveturës së tyre ishte e shpuar dhe kërkonin ndihmë nga drejtuesit e automjeteve që ndonjëherë edhe u ofronin ndihmë. Madje në disa raste përdornin një objekt që t’u shponin gomat e makinave dhe më pas ishin këta që u ofronin ndihmë. Menjëherë viktimat bëheshin pre e kësaj bande, e cila më pas plaçkiste çdo gjë me vlerë që ndodhej në automjetin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›