Krimi i organizuar, 6 vende të ballkanit firmosin në Romë
Gjashtë vende të ballkanit pritet të nënshkruajnë sot në Romë një memorandu të përbashkët për luftën kundër krimit të organizuar. Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij dokumenti do të jenë të pranishëm prokurorët e përgjithshëm nga gjashte vende ballkanike ndërsa është lënë jashtë protokollit, Kosova. Zyra e medias në KE ka bërë me dije se memorandumi do të nënshkruhet ditën e sotme nga prokurorët e Përgjithshëm të gjashtë vendeve, Shqipëri, Bosnje, Mali i Zi, Kroaci, Maqedoni dhe Serbi. Dokumenti i cili pritet të nënshkruhet sot nga kryeprokurorët e gjashtë vendeve pritet të vihet në zbatim në hetimet e përbashkëta kundër krimit të organiuzuar ndërkufitar. Memorandume të tilla janë nënshkruar deri tani nga policia shqiptare me shumicën e vendeve fqinje ndërsa tani edhe prokuroria bëhet pjesë e tyre. Në ceremoninë e sotme Shqipëria pritet të përfaqësohet nga Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama. Memorandumi mësohet se do të shmange vështirësitë e deritanishme të bashkëpunimit procedurial në hetimet kundër krimit të organizuar. ai mësohet se do të vihet në zbatim në hetimin e veprave penale të rënda si trafiqet e qënieve njerëzore, kontrabanda, trafiku i narkotikëve, pastrimi i parave dhe grupet kriminale. Përmes dokumentit, prokuroritë e gjashtë vendeve pritet të formalizojnë hetime të përbashkëta kundër krimit të organizuar. memorandumi shkurton procedurat e bashkëpunimit dhe i hap rrugë njohjes së provave të mbledhura nga secila prokurori në vendet përkatëse për bandat apo grupet kriminale që kanë shtrirë aktivitetin e tyre në më shumë se një shtet të rajonit. Sipas burimeve zyrtare memorandumi në thelb parashikon intensifikimin e bashkëpunimit të prokurorive veccanërisht në luftën kundër krimit të organizuar por edhe kordinimin e ndjekjes penale ndaj të gjitha formave të kriminalitetit. Dokumenti parashikon hetime paralele, rritjen e shpejtësisë së letërporosive dhe veprime të përbashkëta në terren si dhe shkëmbim informacioni e provash kriminale.