E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haiti alarm per perdhunime

“Amensty International” raporton për qindra gra dhe vajza të përdhunuara në kampet e ngritura pas tërmetit.

Sipas organizatës, aty mungon plotësisht siguria dhe përgjigjja e forcave të rendit ka qenë e vonuar.

Në raportin e saj “Amensti International” flet për rastin e një vajzë të rrahur dhe më pas të përdhunuar brutalisht në Port O’Prins, disa të tjera tregojnë se si janë abuzuar në sytë e fëmijëve, një tjetër që ka vuajtur dhunën seksuale menjëherë pas lindjes.

“Amensti International” i bën thirrje qeverisë së Haitit të ndërmarrë hapat e menjëhershme për të mbrojtur gratë dhe vajzat, të detyruara të jetojnë nëpër kampe në kryeqytetin e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›