Indi i ftohti perfshin veriun

Vazhdon vala e të ftohtit në veri të Indisë që deri tani ka shkaktuar 47 të vdekur dhe detyruar autoritetet të mbyllin shkollat.
Sipas CNN IBN, natën e shkuar, 12 persona kanë humbur jetën në shtetin e Uttar Pradesh.
Termometri shënon nën zero në shtetet e Madhya Pradesh e Rajasthan.
Qeveria lokale e Nju Delhi ka vendosur të mbyllë shkollat deri në 10 janar për shkak të të ftohtit.