E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një BMW 760L, bakshish për Sanaderin

Nga Express më 05 janar 2011 në ora 20:02

BMW’në e blinduar për ish-kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader, të vlefshëm 570,000 euro, në të cilin ai vozitej në fund të mandatit si kryeministër, e kishte blerë pronari i kompanisë Dioki, Robert Jezic, që aktualisht ndodhet në burgun hetues.

Sipas gazetës ‘Vecernji List’, nga hetimi që – paralelisht me arrestimin e Jezic- ishte hapur në fillim të muajit dhjetor, doli se ish-drejtori i Elektroekonomisë së Kroacisë (HEP), Ivan Mravak, me urdhër të Sanaderit kompanisë së Jezic ia distribuonte rrymën nën çmim zyrtar. Mirëpo, deri tani nuk diheshin edhe rrethanat që e përcollën këtë punë të dëmshme për HEP.

Jezic fillimisht i ishte drejtuar Marvak’ut për t’i kërkuar rrymë me çmim “të lirë”, por ai e kishte refuzuar. E, në nëntor 2008 Jezic i ishte drejtuar Sanaderit, dhe ky e kishte detyruar Mravak’un që ta bënte veprimin që HEP’in e dëmtoi për 853,000 euro.

Sanaderit asokohe “i erdhi” një BMW i ri 760L, i cili, përveç karakteristikave kulmore, posedonte edhe standardet më të larta të sigurisë – përfshirë edhe mbrojtjen nga granatat. Pak muaj më vonë, Sanader sërish “i ndihmoi” biznesmenit Jezic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›