Korete Kina pro rifillimit te dialogut

Kina ka kërkuar rifillimin e bisedimeve mbi çështjen bërthamore koreanoveriore, duke u shprehur pro dialogut mes dy Koreve.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hong Lei.
“Jemi pro që palët të rifillojnë dialogun dhe shpresojmë që të bëjnë përpjekje për të rifilluar diskutimet sa më shpejt të jetë e mundur, duke qenë se janë ndërprerë prej dy vjetësh”, është shprehur ai.