Zbardhet katastrofa ne Gjirin e Meksikes

Përmes një raporti, komisioni i ngritur me miratimin e presidentit amerikan, Barack Obama nënvizoi se dështimet ishin sistematike dhe mund të përsëriteshin.
Ndërsa BP nuk bëri kontrollet e duhura për ta garantuar sigurinë.
Për komisionin, katastrofa nuk ka një shkak, por shumë të tillë dhe përgjegjësinë nuk mban vetëm BP, por edhe kompanitë e tjera që punonin në pusin e Makondos.
Përmes një deklarate BP duke iu referuar edhe hetimeve të kryera tha se ishte i njëjti përfundim.
Raporti kritikon komunikimin e dobët mes kompanive si edhe flet për dështime teknike, ku përfshihet edhe testimi jo i përshtatshëm i betonit që u përdor për të mbyllur pusin.
Por në shenjestër të kritikave është edhe organizmi qeveritar, i ngarkuar të mbikëqyrë shpimet e naftës në SHBA.
Raporti kritikon edhe mbikëqyrjen e dobët nga ana rregullatorëve qeveritarë.
Të paktën 11 persona humbën jetën pas shpërthimit në platformën DeepWater Horizon në prill të vitit të kaluar dhe 4 milionë fuçi nafte përfunduan në det duke gjunjëzuar ekosistemin dhe ekonominë amerikane.
Raporti prej 48 faqesh do të publikohet i plotë më 11 Janar.
Për të arritur në përfundimet e tij, ekspertët kanë parë mijëra dokumente, intervistuan qindra dëshmitarë.