Ndryshime ne kabinetin e Obames

Sekretari per Median në Shtëpinë e Bardhë, Robert Gibs do të lerë postin, për të punuar si këshilltar i jashtëm i presidentit amerikan, Barack Obama, në fushatën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Ai nisi të punojë me Obamën, që në kohën kur ky i fundit ishte senator.
Gibs ishte drejtori për marrëdhëniet publike gjatë fushatës presidenciale, në vitin 2008.
Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Gibs do ta lërë detyrën në fillim të shkurtit, ndërsa emri i zëvendësit të tij do të mësohet brenda dy javëve të ardhshme.