E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haiti, mbijeton 27 ditë nën rrënoja

Nga gërmadhat e Port ou Prince vijnë lajme që sfidojnë dhe ligjet e natyrës. NJë 28 vjecar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një supermarketi 27 ditë pas tërmetit. I riu tashmë i është nënshtruar kurave intensive. Mjekjët thonë se mund të arrijë të mbijetojë. Lajmin e bën të ditur CNN që thekson se nuk mund të thuhet megjithatë nëse 28 vjecari ka mbetur në rrënoja që pas lëkundjes së parë apo nga shëmbjet e mëpasme të ndërtesës. Familjarët deklarojnë se i mbijetuari ka humbur të paktën 15 kilogram.

I mbijetuari, një shitës orizi, është transportuar në një tendë
spitalore në kryeqytetin e Haitit tejet i dehidratuar dhe në një gjendje
mendore konfuze ndonëse nuk kishte plagë të rënda. Mjekëve u kishte
thene se kishte pirë ujë ndonëse nuk është e qartë se në cmënyrë. Ai
gjithashtu kishte pohuar se e kishte mbajtur gjallë zhurma e buldozerëve
që i dëgjonte fare prane.

Delina Bitraku

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›