E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza, Patozi: Vetëm marrëveshje ligjore

Partia Demokratike deklaroi pak dite para zhvillimit te tryezes se negociatave me nismen e presidentit se kjo nisme duhet te prodhoje zgjidhje vetem brenda kuadrit ligjor dhe rekomandimeve te rezolutes se Këshillit te Europes. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi gjithsesi shprehu besimin se kjo tryeze mund te sjelle nje zgjidhje per situaten politike te krijuar ne vend.

“Në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, dëshiroj të
shpreh vlerësimin pozitiv për thirrjen nga Presidenti i Republikës të
tryezës së dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës.Si një ndër
protagonistet e kësaj tryezë, Partia Demokratike është e vendosur që të
japë të gjithë kontributin e saj, në përputhje me rregullat e shtetit
ligjor, rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës si
dhe raportin e OSBE-ODIHR-t për zgjedhjet e fundit në Shqipëri.Gjithmonë
në funksion të këtij qëllimi vullnetmirë, ne i qëndrojmë plotësisht
respektimit dhe mbështetjes së plotë të dokumenteve të
mësipërme.Dëshiroj të theksoj gjithashtu se kjo mazhorancë ka patur, ka
dhe do të vazhdojë të ketë dialog me Partinë Socialiste dhe me cdo
faktor tjetër politik të vendit. Dhe në dritën e qartë të këtij
përcaktimi ne e shikojmë edhe tryezën e ftuar nga Presidenti i
Republikës” tha Patozi.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›