E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti, mungon uji dhe ushqimi. BE 100 milionë euro ndihmë

Haiti ndodhet në prag të revoltës ndërsa është  shpallur gjendja e jashtëzakonshme për të gjithë muajin janar që është gjithashtu muaji i zisë kombëtare. Vjedhjet e grabitjet mes gërmadhave janë  kthyer në dicka të zakonshme, ne vendin ku megjithatë nuk mungojnë  mrekullitë. Edhe 6 ditë pas sizmës janë nxjerrë të gjallë dy persona nga gërmadhat e një supermerkati ndërsa raportohen dhe për mesazhe sms të dërguara nga persona të ngecur në to.

Gati një jave pas tërmetit në Portoprins mungon gjithcka uji, ushqimet,
mjekimet, ndonëse ende vazhdojnë të mbërrijnë   ndihma në një
solidaritet të paprecedent. Organizatat ndërkombëtare denoncojnë
pengesat e shumta. Venezuela  akuzon Shtetet e Bashkuara se kanë
pushtuar kryeqytetin e goditur nga termeti pa lejuar vendet e tjera te
veprojne e mes  episodeve të deshpëruara të zhvatjes, mashtrimit e
dhunës,  viktimat e para mbeten sërish të mbijetuarit. Një i mbijetuar u
qëllua nga policia vendase ndërsa ishte  duke vjedhur mes rrënojave të
një supermerkati.

Sekretari i Kombeve të Bashkuara nje ditë më parë vizitoi zonat e
prekura. Ndër gërmadha i thanë të mos lejonte që ndihmat të
menaxhoheshin nga qeveria e korruptuar. Në fakt  autoritetet haitiane i
kanë kërkuar Washingtonit të menaxhojë siutuatën,  por SHBA është kthyer
në qendër të akuzave për  monopolizim  të  trajtimit të  krizës.
Megjithë  kritikat e ashpra, Franca do të  jetë pjesë e angazhimit të
Bashkimit Europian që do të lëvrojë një fond te paprecedente prej 100
milion eurosh për Haitin.

Delina Bitraku

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›