E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, zgjedhjet presidenciale në balotazh

Në raundin e dytë që do të zhvillohet me datë 7 shkurt, do të konkurrojnë kandidati për president i opozitës, Viktor Janukoviç me Kryeministren Julia Timoshenko. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Ukrainës bëri të ditur se deri tani janë numëruar vetëm gjysma e votave, sipas kësaj Janukoviç ka marrë 37% të votave, ndërsa Timoshenko 24% të tyre. Specialistët janë të mendimit që diferenca e vogël e votave ndërmjet dy kundërshtarëve, tregon se në raundin e dytë konkurrenca do të jetë tepër e ashpër. Si Janukoviç, ashtu edhe Timoshenko, të cilët konkurrojnë njëri-tjetrin për të marrë postin e Viktor Jushçenkos, shikojnë pozitivisht afrimin drejt Bashkimit Evropian, ndërsa dalin kundër anëtarësimit në NATO.                                                                                              

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›