E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet Ali Agca, atentatori i Papa Gjon Palit të Dytë

Mehmet Ali Agca, turku 52 vjeçae që plagosi Papa Gjon Palin e Dytë rreth 30 vjet më parë, sot u lirua nga burgu i sigurisë së lartë afër Ankarasë. Pas lirimit, ai u dërgua nga autoritetet në një qendër ushtarake dhe më pas në një spital, për të vlerësuar nëse është në gjendje të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Agca është akuzuar si militant i lidhur me partinë e djathtë ekstreme,
‘Ujqërit Gri të Turqisë’ akuza të cilat vetë ai  i hodhi poshtë. Ka
pasur një seri teorish konspirative për personin që në moshën 23-vjeçare
hapi zjarr ndaj Papës më 13 maj, 1981, në Sheshin e Shën Pjetrit në
Romë. Megjithatë motivi i qartë për sulmin ende nuk dihet.

Në vitin
1983, kur e vuante dënimin me 19 vjet burg në Itali, Papa Gjon Pali e
vizitoi atentatorin në burg dhe e fali. Pasi e vuajti dënimin në Itali,
Agxha u transferua në Turqi për të vuajtur dënimin me 10 vjet burg për
vrasjen e një gazetari turk në vitin 1979.

Delina Bitraku

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›