Kili, përfundon qeverisja e majtë. Në krye konservatori Pinera

Kthesë historike është shënuar në Kili ku fitorja në balotazh e Sebastian Pinera, miliarderit konservator i jep fund dy dekadave në pushtet të qendrës së majtë. Presidenti i ri Pinera premtoi një program të ashpër që synon zbatimin rigoroz të ligjit dhe rimëkëmbje të ekonomisë vendase.
Rivali kristiandemokrat Eduardo Frei pranoi dorëheqjen pas rezultateve
që tregonin se Pinera kishte fituar me 52%.
Lideri i fundit konservator në Kili ka qenë gjenerali Augusto Pinochet,
që mori pushtetin më 1973 dhe udhëhoqi vendin deri më 1990.
< I mëparshmi