E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti në alarm, vendi në shënjestrën e bandave kriminale

Haiti në gjunjë pret ngarkesën e parë të ndihmave, i cili zbarkoi në portin e kryeqytetit Port au Prince. Një sinjal shprese që ndërthuret me prezencën e shumë bandave kriminale që veprojnë në qytet. Burgu nuk ekziston më pas tërmetit dhe shumë nga të burgosurit arritën të arratiseshin. Policia mbetet aktive, ndërkohë që bëhet e ditur se 40 mijë nga 200 mijë kufoma janë varrosur. Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton shkoi në Haiti, ku pritet të takohet me presidentin e vendit Preval. Dy fëmijë: një vajzë dy-vjeçare dhe një 18 mujashe, janë gjetur të gjalla nën rrënoja pas tri ditësh. Vajza dy vjeçare u gjet poshtë rrënojave të një shkolle dhe u shpëtua nga trupat britanike. E dyta, Uini 18 muajshe, u gjet mes mureve të shtëpisë së saj të shembur. Ajo u shpëtua nga punonjësit e një televizioni australian, të cilët gërmuan me duar nëpër gërmadhë. Gjatë natës skuadrat e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin 58 persona. Lajmin e ka bërë të ditur Elisabeth Byrs, zëdhënëse e Zyrës për koordinimin e çështjeve humanitare të OKB-së. “Situata pas tërmetit në Haiti është katastrofa më e keqe më të cilën është përballur ndonjëherë Organizata e Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar zëdhënësja.

18 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›