Vip-at botërorë, miliona dollarë ndihma për Haitin
Tragjedia e shkaktuar nga tërmeti në Haiti nuk ka qenë larg vëmendjes së VIP-ave më të njohur botërorë, të cilët kanë dhënë ndimën e tyre, për personat e prekur. Bred Pit dhe partnerja e tij Anxhelina Zholi kanë dhuruar 1 milion dollarë për “Mjekët pa kufij” për viktimat e Haitit. “Është e tmerrshme të shikosh një katastrofë të të tilla dimensioneve, të godasë një popull që prej vitesh vuan nga varfëria ekstreme, dhuna dhe shkatërrimet”, është shprehur Zholi. Një tjetër personazh që ofrohet për Haitin është edhe modelja e famshme Gisel Bundshen, e cila raportohet se ka dhuruar 1.5 milionë dollarë. Burime të afërta me 29-vjeçaren kanë thënë për “People” se ajo ka qenë shumë e prekur dhe për këtë ka dhënë ndihmën e saj në Kryqin e Kuq. Një tjetër figurë e njohur që ka shprehur gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë Haitit është 48-vjeçari Xhorxh Kluni, i cili do të drejtojë një emision në MTV të premten e ardhshme, për të mbedhur ndihma. Të tjerë personazhe që kanë dhënë ndihmën e tyre me shuma të hollash janë: Paris Hilton, Ben Stiller, Lindsi Lohan dhe Adam Lambert.
18 Janar 2010