E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia zbërthen Komin, Dimamo bluan Goztben

Vllaznia fitoi 3-2 miqësoren me Komin e Podgoricës, në takimin e zhvilluar në Malin e Zi. Skuadra e Edi Martinit kryesoi 3-0 ndeshjen, por podgoricasit arritën të ngushtojnë diferencën.
Mbrojtësi lezhjan Dritan Smajli çeli serinë e golave kuqeblu në minutën e 15-të, për t’ia lënë radhën blerjes më të fundit të Vllaznisë, boshnjakut Sead Haxhibuliç të dyfishonte rezultatin pesëmbëdhjetë minuta më pas (31’). Një nisje premtuese për ish-lojtarin e Apolonisë, të huazuar tashmë deri në fund të sezonit te klubi i presidentit Valter Fushaj. Goli i tretë i shkodranëve mban firmën e sulmuesit të ri Elhan Galica, i cili realizoi vetëm pas dy minutash nga fillimi i pjesë së dytë (47’). Malazezët reaguan duke shënuar dy gola, fillimisht me Mukoviçin (51’) e më pas me Turoviçin (63’), por pa shkuar dot më tej. Kjo ishte ndeshja e tretë e Vllaznisë gjatë përgatitores dimërore në Ulqin.
Në testin e parë miqësor, Vllaznia fitoi 4-0 me Vllazninë U-19. Golat për formacionin e Edi Martinit u shënuan nga Ndriçim Shtubina, Edmond Doçi, Dritan Smajli dhe Ansi Nika. Në takimin e dytë miqësor Vllaznia fitoi 3-0. Golat për shkodranët e Edi Martinit i realizuan Amarildo Belisha, Elhan Galica dhe anglezi James Phoenix, ky i fundit bëri një provë bindëse qysh në prezantimin e tij të parë.

DINAMO
Blutë fituan 1-0 miqësoren me Goztebe, kryesuesen e kategorisë së dytë turke. Autori i golit të vetëm të kryesuesve të Superligës shqiptare ishte lushnjari Fatjon Sefa, ky i fundit shënoi edhe në barazimin 1-1 me Diyarbakirsporin e Superligës turke. Dinamo e mbyll me sukses “fushatën” në Turqi, pasi dhe në takimin e parë miqësor Dinamo fitoi 5-1 miqësoren me skuadrën turke të kategorisë së dytë, Canakalespor, takim i zhvilluar në Antalia të Turqisë. Golat për formacionin e Shkëlqim Muçës u shënuan nga Bekim Kuli (2), Rafael Soza (2) dhe blerja e re i bluve, argjentinasi Maksimiliano Timpanaro. Flamurtari humbi 2-1 miqësoren me skuadrën kroate, Osijek, testi i tretë i vlonjatë gjatë përgatitores dimërore në Mecigorje të Bosnjë-Hercegovinës. Golin e vetëm për formacionin e Gugash Maganit e shënoi Artan Sakaj nga pika e bardhë, që ishte njëherësh edhe i pari ndeshjes. Kjo ishte dhe humbja e vetme në tre miqësoret e zhvilluara në Bosnjë. Në ndeshjen e parë miqësore, të zhvilluar po në Mecigorje të Bosnjës, Flamurtari fitoi 4-1. Golat për formacionin vlonjat u shënuan nga Ardit Shehaj (2), Tasunoviç (1), ndërkohë që goli i katërt ishte autogol. Në të dytën Flamurtari fitoi 2-0 miqësoren skuadrën boshnjake Velezh Mostar. Golat mbajnë firmat e Ardit Shehajt dhe blerjes së re dimërore, Gerhard Progni. Flamurtari u rikthye të shtunën në Shqipëri, ndërkohë që në javën e 18-të të Superligës e pret ndeshja me Besën e Kavajës. Në fazën e parë skuadra vlonjate humbi 1-0.

Miqësore,
Laçi- Kastrioti 2-1

Laçi triumfoi 2-1 në miqësoren kundër Kastriotit, në takimin e zhvilluar në kompleskin e ekipive kombëtare në Kamëz. Kastrioti i Ramadan Ndreut shënoi i pari në në minutën e 5-të me anë të gjirokasritit Ylli Shameti, por për kurbinasit e drejtuar nga Stari Nica reaguan duke shënuar dy herë e mbyllur testin me fitoren e tyre. Golat për laçjanët u shënuan nga Emiljano Veliaj (27’) dhe Julian Brahja (75’, me 11-metërsh).

Miqësore, Skënderbeu - Elbasani 0-1

Skënderbeu humbi 1-0 miqësoren me Elbsanin e Kategorisë së Parë, në takimim e zhvilluar në Strugë të Maqedonisë. Golin e vetëm të takimit e shënoi Erloj Merxha në minutën e 55-të.

Skënderbeu firmosi së fundi me katër lojtarë të huaj: Ivan Kostunarov (portier), Dejan Leskorovski, Marko Nestoroviç dhe Sasha Stojanoviç, ky i fundit ka luajtur përveçse në Serbi, edhe në Holandë, Greqi e Maqedoni.

Darko Kremoneviç në provë të Kastrioti

Sulmuesi slloven Darko Kremoneviç është në provë te Kastrioti. Gjiganti 27-vjeçar, 195 cm, pritet ti japë shtysë të madhe sulmit të krutanëve. Në provë është edhe afrikani nga Gambia, Conateh Lamia. Kastrioti gjatë merkatos dimërore ka firmosur me Zekeria Ramadanin dhe Besmir Arifaj, por në skuadër janë rikthyer edhe Rigers Hoxha e Vilson Lila. Me formacionin e Ramadan Ndreut prite të vijë edhe kroati Antonio Rukavina (ish-Skënderbeu).

Hyka, 45 minuta me Mainz 05

Jahmir Hyka e nisi si titullar takimin me Mainz 05 në humbjen 4-2 në transfertë me Bajer Leverkusen. Mesfushori shqiptar u zëvendësua me fillimin e pjesës së dytë. Kjo ishte ndeshja e tij e 6-të në Bundesligën 1.

Humbet 7-2, “verbohet” Cana

Sanderlendi i kapitenit shqiptar, Lorik Cana (90 minuta të plota), pësoi një humbje të hidhur 7-2 kundër Çelsit në “Stamford Brixh”. Skuadra e Ançelotit kryesoi 5-0, përpara se “Macet e “zeza” të shënonin golin e parë.

Besa – Gramozi 0-1

Gramozi fitoi 1-0 në miqësoren me Besën e Kavajës. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi korçar Marjus Ngjela nga pika e bardhë.

Teuta – Bylis 1-1

Teuta barazoi 1-1 në miqësoren me Bylisin. Ballshiotët kaluan të parët në avantazh me Romeo Hamzin. Durrsakët barazuan me Mirel Çotën.

18 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›