E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbollistë-modele, çiftet më të famshme

Futbollistë dhe modele, lojtarë dhe shougërll. Një simbiozë që shoqëron të famshmit. Që josh. Që frymëzon. Median. Paparacët. Të gjithë. Lojtarë që fitojnë miliona euro falë “këmbëve”, por dhe aktore e prezantuese që fitojnë milionë falë “gjokseve”. Mediat e huaja, sidomos faqet e specializuar të gosipeve, vazhdimisht hartojnë lista e renditje tërheqëse, sidomos në prag apo gjatë eventeve me përmasa botërore ku vëmendja është edhe më e madhe.

Ikona Çeril nën këmbët e Eshli Kolit

Gruaja anglezit Eshli Kol, mbrojtësit të Çelsit, vlerësohet edhe si femra më joshëse në botë, përsu u përket bashkëshorteve apo të dashurave të futbollistëve. Bukuroshja Çeril Tidli është magjepse. 27-vjeçarja është e kompletuar: këngëtare, shkruese tekstesh, vallzuese, stiliste veshjesh, por dhe shkrimtare. Prezantuese e emisionit televiziv më të ndjekur në Angli: “The rivals” (Rivalët). Ka një pasuri prej 25 milionë stërlinash. Kënga e saj më e njohur është “Lufto për këtë dashuri”, singlli i katërt më i shitur në vitin 2009. Çeril Kol vlerësohet si një ikonë e modës, por edhe gruas së zgjuar angleze. Ka qenë pjesë e grupit “Girls Aloud”.

Modelja Svedin rrëmben “Topin e artë” Figo

Suedezja Helen Svedin, bashkëshortja e portugezit Luis Figo, është një tjetër prodhim i botës së modeleve. Tepër joshësë ajo tërhoqi vëmëdjen e fituesit të “Topit të artë 1999”, kur ata të dy u takuan në shfaqje të kërcimeve flamenko. Aktualisht çifti ka tre vajza: Danielës (10 vjeçe), Martinës (7 vjeç) Stelës (5 vjeçe). Janë në pritje të fëmijës së katërt, por Helena me linjar e saj perfekte duket sikur do të lindë të parin.

Antonio Kasano, sulmuesi me 600 të dashura

Sulmuesi i talentuar italian, Antonio Kasano, mund të ketë lexuar vetëm një libër në jëtë, por ka shkruar dy të tillë. Në të parin, barezi 27-vjeçar i Sampdorias ka përmendur një detaj interesant nga jeta e tij jashtë futbollit: faktin se ka shkuar me 500-600 femra, madje ka vendosur kufizim moshe të partneres së tij të rastit apo gjatë një lidhje pak më të gjatë. Prezantuesja televizive braziliane, Ana Laura Ribas, 41 vjeçe, është pikërisht një nga të dashurat e Kasanos, e përmendur gjerësisht nga media rozë. Stefania Orlando, bjondia 40-vjeçar dhe prezantuese e lojërsh, përveç se ka pasur lidhje me disa nga yjet e futbollit italian, si Pipo Inzagi, e disa syresh të tjerë, ka qenë edhe e dashura e Antonio Kasanos. Përvojë, gjallëri, seks pa fund. Sesilia Beli plotëson listën “Kasano”, ashtu si Rosario Kanavo.

Gazetarja Kuran, gruaja e Xherardit

Gazetarja e kolonës së modës e gazetës “Daily Mirror”, 27 vjeçarja Aleks Kuran, nuk mund të kishte shije tjetër në të zgjedhur, përveç kapitenit të Liverpulit dhe futbollistit të Kombëtares angleze, Stivën Xherard. Kuran është po aq e famshme se dhe “Vag-sat e tjera, të tilla si Viktoria Bekham, Kolin Runi dhe Çeril Kol. Në tetor të vitit 2007, dy muaj pas ishte martuar me Stiven Xherard në një hotel luksoz në Bakingamshajr, ajo lançoi parfumin e saj, të quajtur “Aleks”, një ndër më të shiturit e vitt 2007. Dy vajza ka çifti: Lili-Ela (5 vjeçe) dhe Leksin (3 vjeçe).

Mekenzi, golashënuesi i shtratit

Neil MekKenzi mund të mos bëjë gjëra të mëdha në fushën e futbollit, por në atë të shtratit është një “golashënues” race në krah të modeles Keri MekGregor. 26-vjeçarja e ka theksuar më shumë se njëherë, se ajo e dëshiron seksin me burrin e saj, veçanërisht pas ndeshjes. Me siguri, një seks tepër i nxehtë.
E njëjta gjë ndodh edhe me futbollistin e Mançester Sitit, Bernardo Korradi, që të pakën nëse nuk luan shumë mbi tapetin jeshil, e di se në shtëpi e pret një i kuq pranë Elena Santarelit.

Sofia, “Miss”i- i Makedës

Sofia është e dashura e Federiko Makedës, ylli të ri italian të Mançester Junaitid. 19-vjeçarja nga Uirali, është “Vag”-si më e re në “Old Traford, por ajo është dy vjet më e madhe se Kiko, i dashuri i saj. Sofie është “Mis”-i në fuqi i “Interkontinental Liverpul 2009” dhe i pëlqen të punojë në televizion, të luajë në filma, e të merret me muzikë dhe aktrim.

Tomasi, “Miss Italia” në shtrat me Behramin

Sara Tomasi është e njohur për lidhjen e saj me Pipo Inzagin, por shoqëruesja e dytë e “Miss Italia 1998” tani ndan shtratin si bashkëshortja e shqiptarit nga Kosova, Valon Behramin, mesfushorin e Uest Hemit në Angli. Sara Tomasi renditet e nënta në botë për nga bukuria, madje duke lënë pas edhe një emër të bujshmë të spektaklit italian. Ilari Blazin, gruan e Françesko Totit.

Zonja Shnajder, seksi edhe me bluzë çiklisti

Modelja Yolanthe Kabau, gruaja e ardhshme e mesfushorit të Interit, Uesli Shnajder, është një prej femrave më seksi të lidhura pas futbollistëve. Së fundi, Kabau “sfiloi” e veshur me bluzën e çiklistëve të “Xhiros së Italisë”, me disa poza vërtet joshëse. Yolanthe Cabau Van Kasbergen, aktorja dhe prezantuesja holandeze 24-vjeçare është mjaft e famshme në Itali dhe Sapnjë, pasi lidhja me fantazistin Uesli Shnajder, ish-futbollist i Ajaksit të Amsterdamit dhe Realit të Madridit e ka vendosur bukuroreshen gjithmonë në qendër të vëmendjes së medias, e veçanërisht të paparacëve. Në sfilatën me bluzat e “Xhiros së Italisë”, Yolanthe Kabau, veshi edhe bluzën e bardhë të Candido Canavos.

Alena Seredova, “Playboy”-i i Bufonit

Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon sapo u shpall si gardiani i dytë më i mirë në botë, por bashkëshortja e tij, Alena Seredova, “Mis Çekia”, mund t’i mësojë më shumë gjëra se si priten topat. Seredova nuk e ka pasur aspak problem të pozojë nudo për revista e “pornos” së mirë, “Penthouse” dhe “Palyboy”, dhe në të dyja rastet është shfaqru në kopertinë.

18 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›