E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e gjakut, nuk pranohesh në operacion pa pasur dikë që të dhurojë gjak

Eljona Lata

Qendra spitalore “Nënë Tereza” prej muajsh vuan nga mungesa e gjakut. Të gjendur përballë kësaj situate, mjekët kanë gjetur një mënyrë që t’i detyrojnë qytetarët të dhurojnë gjak. Në qendrën spitalore “Nënë Tereza” çdo pacient, i cili do të kryejë një operacion duhet të ketë dhuruesin me vete. Sipas mjekëve, kjo është një mënyrë për të plotësuar kërkesat e spitalit për gjak. Nuk është e domosdoshme që gjaku i marrë nga i afërmi pacientit të jetë i të njëjtin grup me të sëmurin. Po në këtë mënyrë bëhet një shkëmbim i qeses me gjak të përdorur për pacientin që do të kryej operacionin. Por jo në të gjitha rastet gjaku i marrë mund të përdoret nga pacienti, në këtë mënyrë sigurohen falkone gjaku rezervë.
Mungesa e gjakut
Prej vitesh spitalet e vendit tonë kanë një mungesë të theksuar të falkoneve të gjakut. Pacientët shprehen se jo në të gjitha rastet pas operacionit kanë pasur nevojë ti hidhet gjak në trup. Dhe në këtë mënyrë gjaku i dhuruar nga të afërmit ngelet rezervë në spital për tu përdorur në ndonjë rast urgjent. Kjo është një mënyrë që përdorin të gjitha spitalet për të balancuar disi mungesën e gjakut. “Qytetarët ene nuk janë ndërgjegjësuar që të dhurosh 400 litra gjak nuk shkakton asnjë lloj problemi për organizmin përkundrazi ndërrohet gjaku dhe rigjenerohet nga e para” shprehen mjekët. Një qese gjaku kushton 4500 lekë të reja por kërkesat e pacientëve të cilët kanë nevojë për gjak vazhdojnë të jenë të larta.
Importi
Sipas ligjit të miratuar katër vjet më parë, në të cilin parashikohen edhe rastet e importit për gjak nga vendet e Bashkimit Evropian. Importi i gjakut behet vetëm në raste fatkeqësish apo çaste të vështira. Por pavarësisht parashikimit të hapësirës ligjore që e lejon, mundësitë që kanë këto vende për të eksportuar kanë qenë të pakta. Falkonet e gjakut të importuar nga jashtë kapën një shifër mjaftë të lartë dhe është e vështirë që Ministria e Shëndetësisë ti përgjigjet të gjithë kërkesave për gjak nga të sëmurët. Mjekët i bëjnë thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe tu vijnë në ndihmë të gjithë personave në nevojë për gjak sidomos talasemikëve, të cilët kanë më shumë nevojë.

Njësia bashkaiake Nr 10 lëshon dokumente për qytetarët edhe pa paguar taksat

Njësia bashkiake 10 paraqitet si njësia më problematike përsa i përket shlyerjes të taksave. Sipas nënkryetarit të kësaj njësie, Eduard Klemendit ky fakt nuk i pengon banorët e kësaj zone të mos marrin shërbime nga punonjësit. Klemendi shpjegon se nuk ekziston ndonjë ligj që të detyrojë qytetarët që të kenë vetëm gjashtë muaj afat për të shlyer taksat, dhe pas këtyre muajve nëse nuk i kanë shlyer detyrimet të mos i lejohet të marrin asnjë dokument pranë njësisë bashkiake. “Duke i lënë një hapësirë kaq të madhe qytetarëve për t’i paguar taksat kur të duan dhe mos hasin asnjë pengesë në marrjen e certifikatave ka sjellë mos vjeljen e taksave dhe paralizimin e disa projekteve” u shpreh Nënkryetari Klemendi. Njësia Bashkiake 10 në kryeqytet, në kontrast me njësitë e tjera bashkiake duket se është më tolerante duke i dhënë hapësirë të madhe qytetarëve për të bërë pagesën taksative. “Në bazë të ligjit nuk pengohet në asnjë mënyrë shërbimi ndaj qytetarëve për lëshimin e dokumenteve në çdo kohë duke mos u varur nga shlyerja taksative” theksoi Klemendi. Po sipas këtij të fundit, shifrat zyrtare tregojnë se nga 9 mijë familje vetëm 2 mijë prej tyre kanë shlyer detyrimet taksative. Ka disa familje të cilat prej vitesh nuk kanë paguar taksat duke sjellë mosrealizimin e disa projekteve nga mos pagimi i taksave.
Deri tani në këtë njësi trajtohen me ndihmë ekonomike 215 familje edhe ky numër po vjen në ulje. Nënkryetari u shpreh se vetë njësia ka disa projekte të cilat do të ndihmojnë në uljen e papunësisë.

Shkodër
MASH: Nis të hënën mësimi në shkollat e mesme profesionale

Nis të hënën procesi mësimorë në shkollat e mesme profesionale të Shkodrës. Lajmi është bërë i ditur dje zyrtarisht nga Ministria e Arsimit, e cila ka njoftuar të gjithë nxënësit dhe prindërit se në shkollat profesionale të qytetit të Shkodrës, do të nisë procesi mësimor më datë 18 janar 2010. Gjithashtu, MASH-i ka bërë të ditur se konviktet e shkollave të mesme profesionale të Shkodrës, përkatësisht Shkolla Industriale, Shkolla Pyjore, Shkolla Teknologjike, Shkolla e Veterinarisë dhe Shkolla Artistike, janë në dispozicion të nxënësve konviktorë që studiojnë në këto institucione arsimore. Ndërkaq nga Drejtoria Arsimore e Shkodrës, janë marrë të gjitha masat për vënien në funksion të nxënësve, të të gjitha ambienteve konviktore të këtyre shkollave. Ndërsa kujdestarët e konvikteve dhe mësuesit kujdestarë kanë njoftuar të gjithë nxënësit konviktorë për hapjen e konvikteve dhe nisjen e mësimit ditën e hënë. Prej disa ditësh në godinat e konvikteve të shkollave të mesme profesionale të Shkodrës, ishin akomoduar banorë të zonave të përmbytura.

18 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›