E Diel, 1 Nëntor 2026

Trukimet diletante të Edi Ramës, reagon kryeministri Berisha: Prokuroria të nisë hetimet dhe drejtësia të thotë fjalën e saj të pavarur

12-01-2011 / Gazeta 55

UPDATE- Shefi i ekzekutivit ndërsa dënon trukimin e neveritshëm dhe diletantesk për qëllime amorale politike të videos nga kryetari i Partisë Socialiste z. Edi Rama, i bën thirrje organit të akuzës të nisë menjëherë procedurën hetimore


BE: Pretendimet në video, detyrë e sistemit ligjor për t’i konfirmuar


Kryetari i Partisë Demokratike dhe Kryeministri i vendit Z. Sali Berisha vlerëson vendimin e Kryetarit të LSI dhe Zv/Kryeministrit Z. Ilir Meta për të dorëzuar imunitetin e tij parlamenta rsi dhe për kërkesën e menjëhershme dhe gadishmërinë e tij për t’ju përgjigjur një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes nga organet kompetente. Kryeministri Berisha i bën thirrje prokurorisë dhe të gjitha organeve kompetente të ndërrmarin hetim të plotë dhe të gjithanshëm për këtë çështje. Ai garanton se qeveria e tij do të krijojë të gjitha lehtësirat për hetimin e plotë të saj si dhe për çdo çështje që ka të bëjë me autoritetet dhe administratën e këtij vendi. Z. Berisha dhe Partia Demokratike dënon trukimin e neveritshëm dhe diletantesk për qëllime amorale politike të videos nga kryetari i Partisë Socialiste Z. Edi Rama. Kryetari i PD-së, Z. Berisha ka besim të plotë se të gjitha organet kompetente do të hetojnë çdo detaj të kësaj çështjeje duke bërë që ligji të veprojë njësoj për të gjithë dhe është i bindur se drejtësia do të thotë në mënyrë të pavarur fjalën e saj.


BE: Pretendimet në video, detyrë e sistemit ligjor për t’i konfirmuar Prokuroria në Shqipëri të veprojë. Ky është reagimi që vjen nga Brukseli pas zhvillimit më të fundit në Tiranë ai i shfaqjes në një video të Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Natasha Butler zëdhënësja e komisionerit për zgjerimin, Stefan Fule kërkoi që sistemi ligjor në Shqipëri të veproj dhe në radhë të parë prokuroria. Ajo thekson se suksesi në luftën kundër korrupsionit është një nga kriteret bazë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Ne sapo kemi vërejtur këto zhvillime në Shqipëri dhe nuk mund të flasim specifikisht. Siç ju e dini në Shqipëri ka një sistem ligjor i cili duhet të veprojë në këto raste nëse ato konfirmohen. Kjo është në radhë të parë për prokurorinë që të ndjek në vazhdimësi informacionin e dhënë dhe të nisë hetimet. Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat në 2009 dhe komisioni dha opinionin e tij në nentor 2010, në të cilin lufta kundër korrupsionit është pjesë e kriterit politik dhe në fakt përben kriterin bazë për anëtarësimin e plotë. Siç është theksuar në 12 kriteret bazë të hartuara për Shqipërinë në opinionin më të fundit komisioni thekson se ka nevojë për rezultate në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet hetim, procedim dhe dënim”- tha Butler. Ajo theksoi më tej se jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera kandidate askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›