PD e Tropojës feston 20-vjetorin e themelimit
Në qytetin e Bajram Currit është përkujtuar 20-vjetori i krijimit të degës së Partisë Demokratike për rrethin e Tropojës. Në ceremoninë e rastit, kryetari aktual i kësaj dege dhe njëkohësisht deputet i Kuvendit, Besnik Dusha, ka vlerësuar kontributin e saj dhe të gjithë banorëve të rrethit në zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe në arritjet e qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Berisha. Të pranishmit i ka përshëndetur edhe Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Ndoka dhe Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ky i fundit edhe pjesmarrës në mitingun themelues të degës së PD-së për Tropojën 20 vjet më parë.Në përfundim të ceremonisë përkujtimore për të pranishmit është shfaqur edhe një dokumentar, u përurua një ekspozitë me foto retrospektive, si dhe u zhvillua një koncert artistik në ambientet e stadiumit të lojrave me dorë të qytetit.
...