E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti zgjedh presidentin më 20 mars

Nga Express më 29 janar 2011 në ora 22:07

Rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Haiti do të shpallen të mërkurën, njoftoi Këshilli Zgjedhor.

Rezultatet paraprake shkaktuan trazira në vend pasi kandidati i mbështetur nga qeveria arriti t’i çonte zgjedhjet në raundin e dytë përballë kandidatit kundërshtar, një këngëtari të njohur.

Monitoruesit ndërkombëtarë thanë se rezultatet ishin manipuluar.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ishte parashikuar të mbahej dy javë më parë por u shty për shkak të trazirave.

Këshilli zgjedhor i Haitit shpalli datën 20 mars, ditën e zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›