E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: S'humbim kohe me Edi Ramen

Rozeta Rapushi

Levizja Socialiste per Integrim konfirmon bashkepunimin me PD-ne edhe ne zgjedhjet per pushtetin vendor ne vitin 2011. Ilir Meta u ka kerkuar dje drejtuesve te LSI-se ne rrethe qe te nisin riorganizimin e strukturave per zgjedhjet lokale te 2011-es, duke theksuar edhe njehere se forca politike qe ai drejton, do te jete ne koalicion me Partine Demokratike. Ai tha se per LSI-ne ka ardhur moment i nje angazhimi te ri. Ne kete kontekst u kerkoi drejtuesve te degeve qe te fokusohen tek partneriteti i ri politik e te humbasin kohe me lidershipin e Partise Socialiste. Nderkohe qe ka vleresuar se bashkeqeverisja me PD-ne ne keto kater vite, eshte zgjidhja me e mire e bere nga LSI. Ne mbledhjen e djeshme te kryesise se kesaj partie me drejtuesit e ne rrethe, kreu i LSI-se, Ilir Meta, tha se cdo dite e me shume bindet se vendimi i LSI-se per bashkeqeverisje me Partine Demokratike, ka qene me i drejti, me i maturi dhe me atdhetari per te garantuar nje qendrueshmeri te vendit. "Eshte vendimi me i drejte qe do te na ndihmoje edhe per te realizuar programin tone te integrimit evropian te vendit, por edhe ato premtimi qe ne kemi bere per zhvillimin ekonomik dhe social. Ne menyre te vecante per punesimin, per integrimin e moshes se trete, dhe ne te gjitha aspektet e tjera", theksoi Meta, duke kritikuar papergjegjshmerine e kreut socialist, Edi Rama, kohe me pare ne marreveshjet e pasura mes tij dhe LSI. Sipas tij, me angazhimin e LSI-se ne qeverisje, te gjithe duhet te kuptojne se forcimi i kesaj partie, mbetet nje prioritet i pazevendesueshem. "Natyrisht qe konfirmimin e vendimit te marre nga LSI-ja, do te jene zgjedhjet vendore te ardhshme, ku jam i sigurt qe per levizjen tone rezultati do te jete jashtezakonisht pozitiv dhe inkurajues, sepse qytetaret jane lodhur nga grindjet dhe problemet e medha te vena re sidomos brenda Partise Socialiste", tha Meta ne mbledhjen e kryesise se partise. Ai kujtoi se marreveshja e bere ne vitin 2006 me Ramen, nuk jetoi me shume se sa nje vit. Madje dhe per kaq kohe sipas tij, eci me paterica, derisa Edi Rama u rizgjodh ne krye te Bashkise se Tiranes. Per rrjedhoje sipas Metes, "LSI nuk ka kohe te humbase, me njerez qe nuk kane asnje pergjegjshmeri dhe asnje lloj serioziteti. Duhet te ecim perpara ne kete partneritet te ri, qe eshte nje risi per vendin per politiken shqiptare". LSI perfaqesohet me kater deputete ne Kuvendin e ri, dhe me tre poste ministrash ne kabinetin e ri qeveritar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›