E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: S'hyjme ne Parlament pa u garantuar transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit

Partia Socialiste reagoi menjehere dje ndaj akuzave te Ilir Metes se Rama nuk respektoi marreveshjen e vitit 2006 me LSI-ne, duke e quajtur ate si mashtrues te 83 mije zgjedhesve, qe kerkonin largimin e kryeministrit Sali Berisha nga pushteti. Zedhenesja e selise roze, Armela Imeraj, i beri te ditur dje ne emer te PS-se, Ilir Metes, se PS nuk do te hyje ne Parlament, pa u garantuar transparenca e zgjedhjeve te papranueshme te 28 Qershorit. "Ilir Meta nuk cudit me askend, me deklaratat e tij kunder PS, sepse tashme ai flet per llogari te Sali Berishes dhe qe te dy, bashke me Fatos Nanon duan me cdo kusht ta kthejne PS ne nje vegel te qeveris, duke e futur ne Parlamentin e votave te grabitura", shprehu Imeraj edhe njehere qendrimin e PS-se. Sipas saj, "nxitja e diversioneve te konflikteve artificiale per te dobesuar PS nga ana e Sali Berishes, Ilir Metes dhe Fatos Nanos nuk e ndryshon dot qendrimin e socialisteve" si dhe te gjithe popullit opozitar. "Ilir Meta, njeriu qe mashtroi 83 mije zgjedhesit, qe donin largimin e kryeministrit te Gerdecit, duhet ta kuptoje ashtu si dhe Sali Berisha, qe PS nuk hyn ne Parlament, pa u garantuar transparenca e zgjedhjeve te papranueshme te 28 qershorit", akuzoi ajo. Imeraj beri edhe njehere te ditur qendrimin e socialisteve, por edhe popullit opozitar, per te mos marre pjese ne Parlament. PS, theksoi zedhenesja, nuk mund te marre pjese ne Parlamentin e marre peng, me manipulime dhe me korrupsion elektoral. Partia Socialiste kerkon plotesimin e kushteve te vena, si hetimi parlamentar i zgjedhjeve te 28 Qershorit, apo edhe rikthimi ne pune i te larguarve padrejtesisht, si e vetmja menyre qe ata te hyjne ne Kuvend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›