E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi:"Zgjedhjet, fitore e demokracise"

Franca vleresoi zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit ne Shqiperi, si nje fitore te demokracise dhe perparim ne rrugen, drejt afrimit me Bashkimin Evropian. Ne nje leter zyrtare, derguar kryeministrit Sali Berisha, Presidenti i Frances, Nikola Sarkozi, duke e uruar me rastin e riemerimit te tij ne postin e Kryeministrit, vleresoi zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare si me te mirat, si dhe siguroi mbeshtetjen e Frances, ne procesin e anetaresimit, ne Bashkimin Evropian. "Ne emrin tim personal dhe ne emer te Frances ju dergoj ju urimet e perzemerta dhe te sinqerta, me rastin e emerimit tuaj ne krye te qeverise se Republikes se Shqiperise. Perparimet e konstatuara ne zhvillimin e zgjedhjeve legjislative, perfaqesojne nje fitore te demokracise. Une vleresoj shume madhesine e perparimit te realizuar nga Shqiperia, ne rrugen e afrimit te saj evropian dhe ju inkurajoj ju, te vazhdoni me reformat e ndermarra", shkruan Sarkozi. Presidenti francez, theksoi se Franca do te jape te gjithe mbeshtetjen e saj ne vijim, ne mbeshtetje te reformave nga Shqiperia. Ne mesazhin e tij, kreu i shtetit i Frances, thekson gjithashtu "vullnetin per te mbeshtetur transmetimin e shpejte te kandidatures se Shqiperise ne Komisionin Evropian". Njeheresh Sarkozi vleresoi shume takimin me kryeministrin Berisha, ne pranvere. "Isha shume i lumtur qe ju takova ju, me 24 prillin qe kaloi dhe per t'ju shprehur perkushtimin tim personal, per forcimin e marredhenieve, mes dy vendeve tona", thekson Sarkozi. Ne letren drejtuar kryeministrit Sali Berisha, Presidenti francez, shpreh gjithashtu deshiren per thellimin e bashkepunimit mes dy vendeve, Shqiperise dhe Frances. Sipas tij, dy vendet duhet te rrisin bashkepunimin, ne menyre te vecante ne fushen ekonomike. "Une deshiroj qe bashkerisht ne te punojme per thellimin e tyre, ne vecanti ne fushen ekonomike. Ju lutem pranoni, zoti Kryeminister, sigurimet e konsiderates time me te larte. Perzemersisht, Nikola Sarkozi", perfundon mesazhin e urimit presidenti francez, Sarkozi. Vetem dy dite me pare, urime per rizgjedhjen ne postin e kryeministrit, Sali Berisha mori dhe nga Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu si dhe homologu i tij ne Kosove, Hashim Thaci. Dy personalitetet, pasi uruan kryeministrin ne rizgjedhjen e tij ne drejtimin e qeverise, vleresuan reformat e kryera, per kater vite, nen drejtimin e tij. Ashtu si Sarkozi, edhe Sejdiu, u shpreh per vijueshmerine e bashkepunimit te mire mes dy shteteve, si dhe thellim te ketij bashkepunimi.

Vleresimi

Presidenti Frances, Nikola Sarkozi, i cilesoi dje zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, qe nga perparimet e konstatuara, perfaqesojne nje fitore te demokracise dhe afrojne Shqiperine me Evropen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›