"Hajdari", nis gjyqi në Strasburg
Jaho Salihi do të gjykohet në Strasburg më 15 shtator.
Fatos Mahmutaj
Lajmin e konfirmon mbrojtësi i tij në Tiranë, i cili është njoftuar nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut për datën e zhvillimit të procesit, ndërsa nuk i është kërkuar paraqitje askujt prej palëve. Sipas avokatit, klienti i tij pret të shpallet i pafajshëm. Pasi ka marrë dosjen në ngarkim të të dënuarve për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, Gjykata e Strasburgut iu kërkoi informacione shtesë ankuesve si palë paditëse dhe qeverisë shqiptare, si palë e paditur. Plotësimi i këtyre materialeve u bë brenda afatit ligjor, por një tjetër problem i pakapërcyeshëm doli në Gjykatën Evropiane. Gjyqtari shqiptar në këtë institucion Ledio Bianku, dha dorëheqjen nga gjykimi i çështjes në ngarkim të Mulosmanit, duke sjellë kështu ndërprerjen e përkohshme të procesit. Ministria e Jashtme njoftoi qeverinë për dorëheqjen e Biankut pas shkresës së dërguar nga Gjykata e Strasburgut, e cila kërkoi nga qeveria shqiptare të caktonte një gjyqtar tjetër për gjykimin vetëm të kësaj çështjeje.
Strasburgu
Shkak për dorëheqjen e Biankut nga çështja e Jaho Mulosmanit është bërë një prononcim në media i Biankut, gati dy vite më parë, në lidhje me këtë çështje që po gjykohej në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke u shprehur për çështjen në cilësinë e ekspertit për të drejtat e njeriut. Dorëheqja e tij është vlerësuar e rregullt dhe e pranueshme, pasi gjyqtari Bianku ka dhënë arsyen e dorëheqjes nga gjykimi i çështjes, duke evituar çdo keqinterpretim nga mbrojtësit ligjorë të të pandehurit Jaho Mulosmani. Strasburgut, bashkë me letrën përcjellëse të njoftimit që gjyqtari Bianku dha dorëheqjen nga çështja, nisi edhe një shkresë ku i kërkoi qeverisë shqiptare që të caktonte një gjyqtar tjetër për gjykimin e çështjes së Mulosmanit, i dënuar nga gjykatat shqiptare me burgim të përjetshëm për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, në shtator të vitit 1998.
Çështja
Qeveria shqiptare caktoi fillimisht Marsida Xhaferllarin, këshilltare e ministrit të Drejtësisë, e cila u refuzua nga Strasburgu për shkak se kishte konflikt interesi dhe se nuk mund të ishte e paanshme në gjykimin e çështjes ku shteti shqiptar është palë. Pas kësaj qeveria caktoi gjyqtarin e Durrësit Markelian Koça, i cili do të jetë anëtar i trupit gjykues që do gjykojë dosjen "Hajdari". Jaho Mulosmani, i dënuar përjetë për vrasjen e Azem Hajdarit pretendon në Strasburg se gjyqësori shqiptar ka zhvilluar ndaj tij një proces të parregullt dhe ka cenuar prezumim e pafajësisë. Edhe pse është dënuar si ekzekutori i Hajdarit, Mulosmani, i cili njihet edhe me mbiemrin e atësisë, Salihi, nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën, duke e çuar betejën e tij ligjore deri në Gjykatën Evropiane.