E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e burrit, policia liroi gruan autore

 

TIRANE - Vitore Suçi, gruaja e arrestuar për vrasjen e të shoqit të saj dhe Marash Doda, janë shoqëruar në ambientet e komisariatit nr.3 në Tiranë, mëngjesit e të hënës, vetëm pak orë para se të ndodhte krimi i rëndë në familje. Ata ishin shoqëruar nga patrullat e policisë rreth orës 09:00 të mëngjesit, për shkak të një konflikti mes tyre që ka pasur si pikënisje një grindje për para. Shoqërimi i tyre në ambientet e policisë është kryer menjëherë pas lajmërimit se ata kanë qenë duke u konfliktuar dhe duke debatuar me tone të larta dhe me fjalë fyese. Sapo kanë mbërritur në dyert e komisariatit nr.3, ata kanë ulur tonet dhe kanë lënë grindjen mënjanë. Sakaq inspektori i rendit të zonës, iu ka marrë palëve nga një deklarim në lidhje me konfliktin. Burrë e grua sipas burimeve të policisë kanë deklaruar se tashmë e kishin lënë pas konfliktin dhe se nuk do të grindeshin. Premtimi i çiftit dhe veçanërisht i burrit se ata, nuk do të grindeshin ka bindur oficerët e policisë që ata të lihen të lirë, të kthehen në banesë. Por vetëm pak orë pas kthimit të tyre në banesë sherri dhe shamata janë kthyer si më parë pa asnjë ndryshim. Kjo sipas burimeve të policisë ka shkaktuar edhe acarimin e palëve, kur Marash Doda ka nisur të ushtrojë dhunë mbi vjehrrin e tij, ndërsa gruaja Vitorja është hakmarrë për këtë.             d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›