Puthi fotografine e djalit dhe shkoi drejt vdekjes
Kryetari i sindikates se minatoreve, Dilaver Perkoxha, tregon momentet e fundit te Njazi Alliut, perpara se te linte jeten ne miniere. Kolegu dhe shoku i tij tregon se para se te hynte ne galeri, 52-vjecari hapi portofolin. “Njaziu nxori fotografine e djalit te tij dhe e puthi. E vendosi serish ne portofol dhe pastaj hyri ne galeri. Pak me vone, mora vesh se ai kishte vdekur”. Policia tha se pas aksidentit ka gjetur ne portofolin e minatorit fotografine e djalit, nje sasi parash dhe nje leter qe i drejtohej familjes. Koleget tregojne se viktima kishte marre nje dite me pare deshmine e zjarrmetarit, qe tregonte se ishte nder punetoret me te kualifikuar.
A.B