E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga të arratisurit të policisë, shkatërroi gjykatën

16/12/2008  Në gjyqin ku u nda me të shoqen dëmtoi gjykatën

TIRANE- Uniformat blu të komisariatit numër katër kanë arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim Dorian Spahiu, i cili është lënë më parë me “Arrest shtëpie” nga Prokuroria e kryeqytetit për dhunimin dhe shkatërrimin e ambienteve të gjykatës së Tiranës. Arrestimi i tij është kryer pasi më datë 12 dhjetor 2008, Dorian Spahiu është shoqëruar në organin e akuzës për veprime hetimore nga patrulla e përgjithshme. Mirëpo gjatë kthimit në banesë i sipërcituari ka mundur t’i largohet efektivëve të policisë. Edhe pse këto të fundit kanë kryer në kohë kontrollet për rreth terrenit të banesës së Spahiut, ata nuk kanë mundësuar arrestimin e 39-vjeçarit nga Tirana. Pas këtij incidenti punonjësit e patrullës lajmëruan efektivët e komisariatit numër 4, të cilët kanë shkuar menjëherë në ndihmë të patrullës së përgjithshme. Me koordinimin e punës është kryer pas 48 orësh (dy ditë) arrestimi i shtetasit Dorian Spahiut, i cili gjatë kohës së largimit kishte mundur të fshihej në disa të afërmit e tij në kryeqytet.

Sherri

Ngjarja për të cilën akuzohet 39-vjeçari ka të bëjë me një sherr të rëndë në njërën nga seancat që zhvilloheshin në gjykatën e Tiranës për zgjidhje martese. Padia për zgjidhje martese të çiftit nga Tirana, Alketa dhe Dorian Spahiu, ka shkaktuar një rrëmujë në korridoret e Gjykatës së Faktit në kryeqytet. Në fakt gjyqi as që nuk ka filluar, pasi gjyqtarja që do të gjykonte këtë çështje mungonte. I vendosur të zhvillohej në orën 12:00 të ditës së djeshme, ka bërë që në seancë të paraqitej pala e paditur, Doriani, së bashku me djalin e tij 10 vjeç. Por kur i është komunikuar nga sekretarja që gjyqi do të shtyhej, Dorian Spahiu është acaruar dhe ka kërkuar me domosdoshmëri gjyqtaren. Ai ka akuzuar vazhdimisht bashkëshorten e tij, Alketa, që ushtronte dhunë mbi fëmijën. Frika se mos i lihej kujdestaria e fëmijës së ëmës, ka bërë që ai të shkaktojë rrëmujë në korridoret e gjykatës, duke thyer xhamat, karriget e sende të tjera. Aktualisht Dorian Spahiut do t’i shtohet edhe akuza për “Largim të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Precedentët, pak ditë më parë

Dy mjekët e larguar nga arresti, akuza të reja

TIRANE- Akuza për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” do të bjerë edhe për dy mjekët e zhdukur Agim Karaj dhe Ardian Nelaj. Që prej 2 javësh ish-shefi i pavijonit të spitalit të burgut Ardian Nelaj dhe ish-shefi i onkologjikut janë larguar nga banesa e tyre, duke mos lënë asnjë adresë apo të dhënë tjetër mbi vendndodhjen. Marrja e këtij veprimi absurd nga kirurgët e sipërcituar ka ndodhur menjëherë pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur që mjekët e njohur të kthehen përsëri në burg. Vendimi nga trupi gjykues është marrë ditën e martë të javës së kaluar, ku pasi janë njohur me provat e Prokurorisë dhe argumentet e avokatit mbrojtës, gjykata ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë të “arrestit shtëpiak” në “arrest në burg” për dy mjekët. Mësohet se gjatë zhvillimit të këtyre seancave ishin të pranishëm edhe vetë të pandehurit Ardian Nelaj dhe Agim Karaj, të cilët sapo janë njohur me vendimin janë larguar nga salla gjyqësore pa lënë asnjë gjurmë.

Shkatërrimi i gjykatës

Ngjarja për të cilën akuzohet 39-vjeçari ka të bëjë me një sherr të rëndë në njërën nga seancat që zhvilloheshin në gjykatën e Tiranës për zgjidhje martese. Dorian Spahiut kur i është komunikuar nga sekretarja që gjyqi do të shtyhej, ai është acaruar dhe ka kërkuar me domosdoshmëri gjyqtaren. Mungesa e saj ka bërë që ai të shkaktojë rrëmujë në korridoret e gjykatës, duke thyer xhamat, karriget e sende të tjera.

Largimi

Pas konsultimit me prokurorin dhe kryerjen e disa veprimeve hetimore, Dorian Spahiu duhet të kthehej në shtëpinë e tij. Gjatë kthimit në banesë i sipërcituari ka mundur t’i largohet efektivëve të policisë. Edhe pse këto të fundit kanë kryer në kohë kontrollet për rreth terrenit të banesës së Spahiut, ato nuk kanë mundësuar arrestimin e 39-vjeçarit nga Tirana. Pas këtij incidenti janë lajmëruar efektivët e komisariatit nr 4.

Fillimi i procedimit

Kanë qenë forcat e policisë pranë këtij organi që kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë nga ambiente dhe qetësimin e tij. Lidhur me këto dëme materiale Prokuroria e Tiranës kishte regjistruar procedim penal ndaj tij dhe si masë arresti kishte vendosur atë të “Arrestit shtëpiak”. Aktualisht Dorian Spahiut do i shtohet edhe akuza e “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›