E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajdutet e skrapit vrasin rojen

Roja e një territori ku grumbullohej skrap ka humbur jetën ndërsa ka tentuar të kryejë detyrën e tij. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Peshkopisë dhe sipas policisë lokale bëhet fjalë për një vrasje që për autorë duhet të ketë hajtutë skrapi.

Sipas informacionit zyrtar është gjetur i vrarë me armë automatike roja i fabrikës së mermerit në fshatin Zogje të komunës Shupenze.
Viktima Petrit Leka 56 vjeç, është gjetur në mëngjesin e së mërkurës nga kolegu i tij që ka shkuar për të ndërruar turnin. Policia lokale e cila ka arritur menjëherë në vend-ngjarje ka konstatuar se roja i fabrikës së braktisur është vrarë me breshëri automatiku, pasi kanë vërejtur dy plumba në gjoks.

Sipas policisë mendohet se ngjarja ka ndodhur herët në mëngjes dhe pista e parë për të cilën dyshohet është ajo e vjedhjes së kabllove dhe skrapit. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›