Hajdutet e xhepave problem shqetesues per udhetaret e transportit publik
Krahas problemeve me vonesat apo shpejtësinë e udhëtimit, disa nga linjat urbane të kryeqytetit vuajnë nga fenomeni i hajdutëve të xhepave apo edhe të çantave që jane kthyer në makthi të qytetareve. Numri i këtyre hajdutëve në këto linja të transportit publik sa vjen e rritet dhe askush deri më tani nuk ka arritur që t’i bëjë ballë. E vetmja masë që është marrë është paralajmërim i policisë që qytetarët të jenë të kujdesshëm kur udhëtojnë në këto linja urbane.
Nga vëzhgimi i televizionit ALSAT rezulton se në linjën e autobuzëve Kinostudio- Kombinat shqetësimi i qytetarëve lidhur me këtë fenomen ështe i përhershëm ndërsa shprehen se denoncimet në polici vlejnë vetëm për statistika.
Vetëm gjatë vitit që lamë pas në Tiranë janë evidentuar 3439 vepra penale ndaj personit ndërsa janë zbuluar 75 % e tyre ose arrestuar 439 dhe pjesa tjeter prej 2237 personash është ndjekur në gjendje të lirë. Por gjithçka shkon përtej parashikimeve, kur mendohet se kryeqyteti ka të paktën mbi 1 mijë persona që ushtrojnë profesionin e hajdutit, përkatësisht të moshave të reja nga 15 deri në 25 vjeç.
Statistikat flasin për rreth 8-10 vjedhje në ditë, të gjitha këto ndaj pasurisë së personit.
Julian Kasapi