E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sabri Godo 2011 vit i konfliktit politik

Edhe 2011-ta do të jetë një vit konfliktualiteti politik dhe larg një konsensusi sipas Sabri Godos. Parashikimi i poltikanit për 12 muajt e ardhshëm nuk është shumë i ndryshëm nga ai i vitit që lamë pas, ashpërsim i gjuhës dhe akuzave mes PD dhe PS. "Nuk më duken qiqra të mbara përsa i takon politikës dhe për 2011 se shoh prirje të majme. Luajnë vetëm të themi me fjalët më të thjeshta, ti hanë kokën njëra-tjetrës", thotë Godo.

Gjatë një interviste për Alsat, republikani shprehet se socialistët do ta mbajnë gjallë, por pa rezultat edhe për disa kohë jehonën e fletëve. Do të kishte qenë gjykata sipas tij, i vetmi instititucion, që mund të kishte parandaluar flakët e KQZ. "Kjo ishte një betejë e gjatë që rezultoi e kotë. Unë që në fillim kam thënë që nuk duhet të hapen kutitë por nuk isha për atë që fletët nuk duhet të digjeshin. Le të mbeteshin deri sa të shikohej a mund të arrihej në një zgjidhje, por në të njëjtën kohë duhet të pajtohem me atë që thotë Ilir Meta, se socialistët po të kishin dashur ta ndalonin këtë proces duhet të kishin bërë padi në gjykatë dhe ajo ta bllokonte", thotë ai.

Duke parë me skepticizëm politikën prej 1 viti e gjysëm të PS-së, Godo shprehet se 4 muaj para zgjedhjeve, kjo parti duhet të gjejë kursin e saj. "Sipas meje nuk është koseguente në politikat e veta, tani thotë një gjë dhe pastaj një gjë tjetër, dhe nuk e kuptoj se sa kohë do të ecë kështu. Ajo i bën dëm  vetes po në të njëjtën kohe dhe vendit", vijon Godo.

Akoma më i ashpër ai tregohet ndaj idesë së zgjedhjeve të dyfishta, të lancuar nga selia rozë. Ndërkohë që e sheh tërësisht në dëm të PS-së, marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin edhe për 2011-n. "Ata që do ta dëshironin këtë nuk kanë fuqi ta arrijnë. Zgjedhje të parakohshme mund të provokonte qeveria vetë në rast se do ta shihte momentin oportun. Asaj ska ci duhet një gjë e tillë kështu që mua me duket jashtë kohës fare", tha Godo.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›